Lidhur me gjendjen në Telekom pas bllokimit të llogarive bankare ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, është shprehur se duke pasur parasysh që Telekomi ofron shërbime publike, janë detyruar të marrin veprime në cilësinë e aksionarit.
Ai në Komisionin për Ekonomi tha se pas një takimi që kanë pasur me Qeverinë, Telekomin dhe Dardafonin kanë kërkuar nga kjo e fundit për një marrëveshje që të paktën deri më 1 tetor t’i zhbllokojë llogaritë bankare.
“Duke pasur parasysh që Telekomi ofron shërbime publike, në këtë situatë jemi detyruar të marrim veprime në cilësinë e aksionarët dhe veprimet nga ne janë takimi ke bordin e Telekomit ku bordi ka kërkuar ndihmën me gjykatën e apelit, takim kreditorin Dardafone”.
“Ne presim që të kemi marrëveshje për amortizimin apo shlyerjen e borxheve dhe presim studim për alternativat e ardhshme të së ardhmes së Telekomit. Para privatizimit duhet të përmirësohet performanca”.
Kuçi mes tjerash ka thënë se janë në pritje të “Dardafone” për një përgjigje për zhbllokimin e mjeteve.
“Ne jemi në fazën e pritjes së Dardafone për një përgjigje për debllokimin e mjeteve. Ne në këtë fazë jemi duke gjetur mundësinë e debllokimit dhe që të kryej shërbime në raportet me qytetarët”.
“Deri sot kemi deklarata por daljen prej kësaj zgjedhje nuk. e kemi me shkrim nga Telekomi. Çështja e miqësia në raport me Dardafone parë është deklaratë politike dhe ndërmarrje dhe me dhanë raport për daljen nga kjo deklarata”.
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se pse nuk ka ndodhur më herët, ngase sipas tij, kjo i bie neglizhencë.
“A është ndërmarr diçka që ju e dini dhe a e keni bërë ankesën në gjykatën e apelit dhe kush e ka zgjedhur përmbaruesin”.
“Nëse është dashtë me ndodh moti kundërpadia dhe nuk ka ndodh atëherë ne kemi problem të madh dhe që i bie neglizhencë dhe duhet me ju kthyer të gjithë ish-ministrave se pse nuk ka ndodh kjo kundërpadi”, tha Krasniqi.