Pas Veselit edhe Kurti refuzon ftesën e Hotit

49
Advertisement

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti sot do të “detyrohet” të mbaj takim vetëm me liderët e partive politike që i janë bashkuar në koalicionin qeverisës. Kjo pasi që krerët e opozitës kanë refuzuar ftesën që ai iu ka bërë për një takim në ora 12:00 ku do t’i informojë rreth Samitit të Parisit dhe takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.

Advertisement

Kjo pasi që as Albin Kurti nuk i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese. Këtë për IndeksOnline e kanë konfirmuar nga Zyra për medie e Vetëvendosjes.

“Jo nuk do të marrim pjesë në takim”, ishte përgjigja nga kjo zyre.

Në anën tjetër IndeksOnline ka raportuar se as Kadri Veseli, kreu i PDK-së nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

PostAdssFotoja e reklamës