4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti kujton deklaratën famëkeqe të Vuçiqit, i cili më 1995 tha se “nëse vritet një serb, ne do të vrasim 100 myslimanë”

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka shpërndarë disa fragmente nga deklarata famëkeqe e presidentit serb Aleksandar Vuçiq i cili në vitin 1995 si deputet i partisë së Sheshelit kishte kërcënuar se “nëse vritet një serb, ne do të vrasim 100 myslimanë”

Shoqëruar edhe me videot, Kurti kujton se provat i janë dorëzuar prokurorisë për krime lufte në Serbi dhe Hagës nga Natasha Kandiq.

Postimi i plotë:

Sot, më 20 korrik 2020, bëhen 25 vjet nga deklarata famëkeqe e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, atëbotë deputet i partisë së Sheshelit: “Ju bombardoni, vrisni një serb e ne do të vrasim 100 myslimanë. E ta shohim pastaj se a guxon bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër të godasë mbi pozicionet serbe, a mund të sillen ashtu me popullin serb.” Videoja 14 sekondëshe e kësaj pjese të fjalimit: https:// www.youtube.com/watch…
Ndërkaq në videon tjetër gjashtë minutëshe shihet njësiti serb ‘Shkorpionët’, pjesëtarët e të cilit pushkatojnë në Srebrenicë boshnjakë civilë, të mitur e me duar të lidhura pas shpinës. Kjo ngjan nëntë ditë para deklaratës së lartëpërmendur të Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë. Pra, vriten jo 100, por mbi 8.000 myslimanë, më 10 dhe 11 korrik 1995, e nëntë ditë më vonë Vuçiqi bëri atë deklaratë. Më 23 maj 2005, znj. Natasha Kandiq ia ka dhënë prokurorisë për krime lufte në Serbi dhe asaj në Hagë këtë video. (Videon e dytë nuk bën ta shohin fëmijët si dhe njerëzit e tejndjeshëm): https://www.youtube.com/watch?v=Gk5xOM7ECëI&feature=youtu.be
Gati katër vjet më vonë, më 28 mars 1999, i njëjti njësit serb ‘Shkorpionët’ do të pushkatojë familjet Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img