-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nis takimi Hoti – Vuçiq në Bruksel

Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo pas takimeve veç e veç që pati përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Joseph Borrell, me Hotin e Vuçiqin.

Borrell tha se inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të zhvillojnë një dialog në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit.

“Pres diskutim konstruktiv që do t’i kontribuonte normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve ndërmjet dy vendeve”, tha Borrell në adresimin e tij.

Ai theksoi se i vjen mirë që BE-ja e ka rikthyer rolin udhëheqës të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, dialogu mbahet në selinë e Bashkimit Evropian me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Ky është takimi i parë në të cilin nuk do të marrë pjesë ish-bashkëbiseduesi kryesor i Brukselit nga Prishtina – presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, njofton Telegrafi.

Dialogu virtualisht rifilloi​ më 12 korrik, ku palët biseduan përmes një video- konference, por takimi i sotëm paraqet bisedimet e para të drejtpërdrejta pas 20 muajsh.

Ata njoftuan se ndër të tjera do të diskutohet për të pagjeturit, por zyrtarët e BE-së të përfshirë në dialog nuk i konfirmuan këto pretendime, duke theksuar vetëm se “ekziston një agjendë për bisedimet”.

Duhet theksuar se dialogu në Bruksel filloi në mars të vitit 2011. Ideja ka qenë të diskutohen çështjet teknike që do ta bënin më të lehtë jetën e përditshme për qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.

Në tetor të vitit 2012, procesi kaloi në nivelin politik.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img