-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Takimi Hoti-Vuçiq, Borell: Më vjen mirë që BE është kthyer në rolin udhëheqës në procesin e dialogut

Dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në Bruksel do të vazhdojë sot pas më shumë se dy vjetësh ndalese – me takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka folur para takimit të Hoti-Vuçiq.

Borell ka thënë se pret që të ketë diskutime konstruktive mes tyre.

Ai ka theksuar se ndjehet i lumtur të shoh që BE ka marrë drejtimin e këtij procesi.

“Jam shumë i lumtur të ju adresohem pas vetëm katër ditëve pas takimit të parë të lartë të së dielës në dialogun Prishtinë-Beograd. Takimi i së dielës ishte i pari pas 20 muajsh – një kohe të gjatë. Unë jam shumë i lumtur të shoh që BE ka marrë drejtimin e këtij procesi. Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë do të takohen sot për herë të parë fizikisht dhe për herën e dytë brenda një jave ku treguan angazhimin për dialogun e lehtësuar nga BE. Për këtë duhet përpjekje e madhe e imja”, është shprehur Borrell, njofton Telegrafi.

Ai thotë se ka inkurajuar të dy palët që t’u qasen bisedimeve me frymën e kompromisit dhe pragmatizmit për të ardhmen evropiane.

“Sot pres diskutime konstruktive në elementin e parë të temave që do të kontribuojnë në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve. Inkurajoj të dy palët që t’u qasen bisedimeve me frymën e kompromisit dhe pragmatizmit për të ardhmen evropiane të popullit të Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Borell.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img