6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Përmbaruesi që ia bllokoi Telekomit llogaritë bankare është vëllai i deputetes Kollçaku të VV’së

Federata Sindikale e Telekomit të Kosovës sot gjatë ditës ka njoftuar se janë bllokuar llogaritë e Telekomit, për shkak të vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për përmbarim të borxhit prej 24.6 milionë eurove që kompania publike ia ka kompanisë së biznesmenit Blerim Devollit. Por, del se përmbaruesi privat i cili merret me këtë çështje është vëllai i deputetes të Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha -Kollçaku.

Ndërkohë gjatë ditës ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se Devolli po e zhvat njw borxh fiktiv dhe se  “çdo veprim që po bëhet mbi Telekomin është i orkestruar dhe i toleruar në bashkëpunim me drejtuesit politikë që gjenden në Qeverinë e Kosovës dhe partnerët e tyre politikë të klubit PLAN  me të cilët po i kryejnë pazaret e të gjitha niveleve”

Gazeta Express mëson se përmbaruesi i cili ia ka bllokuar llogaritë Telekomit është vëllai i deputetës së Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku – Ilir Kollçaku.

Në dokumentin që ka siguruar Gazeta Express, thuhet se përmbaruesi privat në lëndën përmbarimore të kreditorit “DARDAFON.NET”, është Ilir Mulhaxha.

Në reagimin e LVV’së sot gjatë ditës, thuhej po ashtu se operatori mobile, Z-Mobile dhe nënshkruesit e marrëveshjes me të, nga Telekomi, do të duhej të paditeshin për kontraten që, sipas VV’së, ka elemente të krimit të organizuar.

Gjykata në Prishtinë ka vendosur që përmes përmbarimit t’i jepet borxhi kompanisë së Devollit. Për VV’në është e cuditshme se si në gjykatën ku lëndët presin me vite, rasti për borxhin e Telekomit u gjykua në kohë rekorde.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img