-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Të mërkurën regjistrohen katër vdekje nga COVID-19 në Kosovë – shkon në 112 numri i viktimave

Të mërkurën janë konfirmuar edhe katër vdekje dhe 119 raste të reja me COVID-19, në Kosovë.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Të dhënat i referohen testimit të 420 mostrave më 14 korrik, me metodën RT-PCR.

Sipas këtyre të dhënave, numri i viktimave ka shkuar në 112 ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5237.

Ndërkaq, 92 pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 2462.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kanë vendosur që ta ndryshojnë mënyrën dhe kohën e raportimit për rezultatet e testimeve.

“Ne e konsiderojmë më të drejtë që këto rezultate qytetarëve t’ua vëmë në dispozicion çdo ditë në orën 15;00. Kështu u jepet kohë e mundësi profesionistëve tanë shëndetësorë që të punojnë me pak presion”, ka thënë Zemaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img