0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Në spitalet e Kosovës, 306 pacientë me COVID-19, prej tyre 217 me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës – Spitalet e Përgjithshme aktualisht po trajtohen 460 pacientë, 306 me Covid-19.

“Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri) gjatë ditës së sotme janë të spitalizuar 460 pacientë.  Prej tyre, 306 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sipasj MSH, Për 154 pacientë të tjera priten rezultatet. Prej këtyre pacientëve, 217 janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar.

Pacientë të konfirmuar me Covid-19:

• Klinika Infektive 96 pacientë
• Klinika e Pulmologjisë 50 pacientë
• Anestezioni/Mjekësia Sportive 21 pacientë
• Spitali i Prizrenit 31 pacientë
• Spitali i Gjakovës 33 pacientë
• Spitali i Pejës 43 pacientë
• Spitali i Ferizajt 13 pacientë
• Spitali i Gjilanit 17 pacientë
• Spitali i Mitrovicës 2 pacientë

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare me metodën RT-PCR, janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren.

Sipas IKSHPK rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme.

“Për shkak të kalimit të raportimit për publikimin e rezultateve prej raporteve ditore në orët e mbrëmjes në raportim ditor në ora 15:00, ju lusim për mirëkuptim dhe durim deri në publikim e rezultateve të testimeve nga IKSHPK, që do të bëhet nesër në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e MSH.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se të hënën janë testuar gjithsej 424 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive me COVID-19, 103  persona janë shëruar, kurse 6 të infektuar kanë vdekur.

IKSHPK ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 5,118 raste nga 28,640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img