Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se të hënën janë testuar gjithsej 424 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive me COVID-19, 103 persona janë shëruar, kurse 6 të infektuar kanë vdekur.
IKSHPK ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 5,118 raste nga 28,640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
“Sot më 13 korrik 2020, janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2,370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,640”, njofton IKSHPK.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 92 raste,
Pejë 12 raste,
Gjakovë 12 raste,
Lipjan 11 raste,
Drenas 8 raste,
Fushë Kosovë 8 raste,
Mitrovicë 6 raste,
Ferizaj 5 raste,
Vushtrri 4 raste,
Suharekë 4 raste,
Obiliq 4 raste,
Gjilan 3 raste,
Malishevë 3 raste,
Prizren 3 raste,
Podujevë 3 raste,
Skenderaj 2 raste,
Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime.