Këngëtarët Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Lek i madh” titullohet kjo këngë, e cila flet për fëmijët e shtresës së pasur dhe ata të raporteve të afërta me zyrtarët shtetërorë.
Kënga është realizuar në studion e BlackFish Entertainment, gjersa tekstin e ka shkruar vet Genci.
https://www.instagram.com/p/CCdaIDLJOc9/?utm_source=ig_embed
Klipi i këngës është realizuar gjithashtu nga kompania BlackFish, teksa pjesëmarrës në të janë aktorët: Zeqir Zullufi dhe Amir Fazliu.
Fenomeni i jetës luksoze që bëjnë fëmijët e biznesmenëve të pasur, pa punuar as edhe një ditë në jetën e tyre dhe duke e promovuar luksin në rrjetet sociale është mjaft i shprehur në Kosovë, ndaj një tematikë e tillë duket të ketë zgjuar interesim te artistët që ta trajtojnë atë edhe në këngë.