-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Një ditë para nisjes në Hagë, Thaçi përkulet para varrit të Adem Demaçit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një ditë para se të udhëtojë për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar, ka bërë homazhe pranë varrit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Thaçi tha se Demaçi dha gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për çka shtoi se sakrifica e tij është sinonim i lirisë së Kosovës dhe motivi për të gjithë që sot janë të lirë dhe të pavarur.

“Jam sot këtu për të nderuar dhe respektuar simbolin e rezistencës kombëtare, emblemën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, për të nderuar jetën, përkushtimin dhe sakrificën e Adem Demaçit, i cili dha gjithçka për lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe bashkim kombëtar. Jeta dhe vepra e Demaçit do jenë gjithmonë simbol, por edhe janë motiv dhe energji për gjithë atë angazhim që na pret edhe në të ardhmen që të jemi pjesë e NATO-së dhe Bashkimit Evropian dhe ruajtjen e raporteve të përjetshme me ShBA-të. Sakrifica e Adem Demaçit është sinonimi i lirisë së Kosovës dhe motivi për të gjithë ne që sot jemi të lirë dhe të pavarur”, tha ai, transmeton kp.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për në Hagë për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Kujtojmë se me 24 qershor, Prokuroria Speciale ka bërë publike propozim-aktakuzat ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img