4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Isa Mustafa infektohet me COVID-19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Mustafa ka thënë se përveç një plogështie, nuk vëren ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor.

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim do të jem i izoluar.  Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ndryshe, ditë me parë me coronavirus janë infektuar edhe disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më tani në Kosovë më coronavirus janë infektuar 4 mijë e 307 persona, 2 mijë e 118 janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img