-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

U shënua Dita botërore për shëndetin mendor

Zyra e OBSH-së në Prishtinë organizoi shënimin e Ditës botërore të shëndetit mendor 2016 me temën takimin “Ndihma e parë psikologjike”.
Krahas prezantimit të OBSh-së lidhur me përvojat e zbatimit të kësaj qasje, veçanërisht të rëndësishme për njerëzit nëpër vendet dhe kontekstet që sapo kanë kaluar nëpër kriza të mëdha në takim do të prezantohet edhe një reflektim mbi arritjet dhe sfidat e shërbimeve të shëndetit mendor të bazuar në komunitet në Kosovë.
Takimi është vazhdimësi e përpjekjeve të vazhdueshme të zyrës së OBSh-së në Prishtinë për ndërgjegjësimin e përgjithshëm në lidhje me problemet e shëndetit mendor, domosdoshmërinë e promovimit të shëndetit të mirë mendor, dobin e parandalimit dhe trajtimit të hershëm të problemeve të kësaj natyre dhe përfitimin shëndetësorë dhe ekonomik nga një qasje e tillë proaktive.
Në takim janë ftuar të marrin pjesë Ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ShKSUK-së, përgjegjës të kësaj fushe në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor dhe përfaqësues të shoqatave për të drejtat e pacientëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img