6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti jep detaje për takimin me presidentin Macron: Vetëm njohja reciproke Kosovë-Serbi do ta qetësojë Ballkanin

Kryeministi i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka pasur me presidentin e Francës, Emmanuel Macron gjatë ditës së djeshme në Pallatin  Elysee në Paris ku siç tha Hoti kanë biseduar edhe për procesin e dialogut, përveç se kanë nënshkruar dy marrëveshje.

Hoti tha se ka hasur në mirëkuptimin e presidentit francez, kur biseduan për çështjen e dialogut dhe qëndrimet e Qeverisë, duke u shprehur se vetëm njohja reciproke e qetëson këtë pjesë të Ballkanit.

“Edhe ne takimin që e patëm kam treguar qartë për qëndrimin që kemi për dialogun me Serbinë, që është një proces shumë i rëndësishëm, që mbyll një çështje të hapur mes dy vendeve. Në detaje kam sqaru para presidentit, dhe besoj që kisha mirëkuptimin e tij për pozicionin që kemi ne si Qeveri, që jemi të gatshëm që të hyjnë në procesin e dialogut. Por, për dialog që nënkupton njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vende. Besoj është mirëkuptim i të gjitha palëve se vetëm njohja reciproke e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe të Evropës, dhe i mundëson të dyja vendeve dhe regjionit përspektivë euro-atlantike”, tha Hoti, pas takimit me Komitetin për koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me coronavirus  raporton Telegrafi.

Hoti tha se janë dakorduar që dy vendet të shkëmbejnë informata të dy Qeveritë, në veçanti të dy ministritë e punëve të brendshme sa i përket rendit dhe ligjit për të treguar se shteti i Kosovës është partner kredibil për BE-në sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju se në bisedën me Presidentin Macron, kemi konstatuar se dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyer mes vete, për arsyen e thjeshtë që Franca ka luajtur një rol të madh, kyç në të gjitha fazat e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Ajo që është në interes është se Franca mbetet e përkushtuar për përspektivën euro-integruese të të gjithë rajonit, përfshirë edhe Kosovën. Jemi dakorduar bashkë me presidentin Macron që ne të shkëmbejmë informata të dy Qeveritë, në veçanti të dy ministritë e punëve të brendshme sa i përket rendit dhe ligjit për të tregu se shteti i Kosovës është partner kredibil për BE-në sa i përket procesit të liberalizimit të vizave. Do të punojmë shumë muajt e ardhshëm për të nxitur rritjen e shkëmbimit ekonomik në mes dy vendeve, përfshirë një forum të bizneseve që duhet të ndodh dikur në vjeshtë të këtij viti. E kam ftuar Macron në Kosovë dhe e ka pranu ftesën me kënaqësi, ka mbetur të caktojmë një kohë të përshtatshme për vizite”, tha Hoti.

Ai tha se ka nënshkruar dy marrëveshje mjaft të rëndësishme për vendin.

“I kam nënshkru dy marrëveshje, njëra është për punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve në të dy vendet, dhe tjetra marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, me të cilën sigurohet një prezencë shumë më e madhe e shtetit francez në ekonomi, në diplomaci, rend e ligj dhe të gjitha fushat me rëndësi në Kosovë”, u shpreh Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img