Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 365 mostra të testimeve të kryera sot, 183 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, kurse janë shëruar 57 pacientë dhe tri raste të vdekjes.
Sipas IKSHPK, sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 365 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 183 raste pozitive.
“Numri total i rasteve pozitive 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK, përcjell Telegrafi.
Sot janë shëruar 57 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.003 raste, kurse raste aktive 1.801.
Rastet pozitive janë nga:
Komuna e Prishtinës 73 raste,
Komuna e Gjilanit 20 raste,
Komuna e Pejës 13 raste,
Komuna e Vushtrrisë 11 raste,
Komuna e Fushë Kosovës 10 raste,
Komuna e Lipjanit 10 raste,
Komuna e Mitrovicës 9 raste,
Komuna e Skenderajt 6 raste,
Komuna e Ferizajt 6 raste,
Komuna e Prizrenit 4 raste,
Komuna e Drenasit 4 raste,
Komuna e Podujevës 3 raste,
Komuna e Kamenicës 3 raste,
Me nga 2 raste komunat e Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe
Me nga 1 rast komunat e Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.