3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Liberalizimi i vizave për Kosovën: Vjen lajmi i mrekullueshëm

Gjithsej 42 deputetë të Parlamentit Evropianë kanë kërkuar nga kryetari i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Holanës, Mark Rutte, që të mos bëhen pengesë drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmbajtjen e kësaj letreje e ka publikuar eurodeputeti Andrey Kovatchev dhe thirrja përkon me vizitën në Paris të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.Këta deputetë ia kanë rikujtuar Macronit dhe Ruttes se Kosova është i vetmi shtet nga Ballkani që nuk e ka liberalizimin.

Letra e plotë:

Ne, anëtarët e Parlamentit Evropian ju bëjmë thirrje të siguroni se çështja e kahmotshme e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës do të zgjidhet përfundimisht. Kosova është i vetmi shtet nga Ballkani Perëndimor, qytetarët e së cilës ende nuk mund të udhëtojnë pa viza në BE. Kjo çështje nuk është zgjidhur me gjithë faktin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriterët gjithpërfshirëse të përcaktuara prej Komisionit Evropian. Kanë kaluar dy vjet që kur Komisioni konfirmoi se Kosova i përmbushi dy kushtet e mbetura për liberalizim, në korrik të 2018-s. Për dy vjet të gjatë, Këshilli nuk ka marrë vendim pozitiv për ta mundësuar udhëtimin pa viza të qytetarëve të Kosovës, me gjithë obligimet e përmbushura.

BE-ja po mundohet të pozicionohet si ndërmjetësuese fer në dialogun Kosovë-Serbi. Megjithatë, një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur, po qe se vazhdojmë që qytetarët e dy palëve t’i trajtojmë ndryshe, duke ua dhënë qasjen qytetarëve serbë dhe duke i penguar qytetarët e Kosovës që ta gëzojnë të njëjtën të drejtë. Vetëm përmes trajtimit të barabartë të tyre, BE-ja mund të vazhdojë të pretendojë se është ndërmjetësuese e sinqertë në kontestin e tyre.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka qenë arritje e shumëpritur në rrugën e këtij shteti drejt integrimeve evropiane. Përmbushja e premtimeve ka ndikim në mënyrën se si perceptohet BE-ja nga fqinjët tonë të ngushtë në Ballkanin Perëndimor. Sa më gjatë ta zvarrisim vendimin pozitiv rreth kësaj çështjeje, aq më shpejt do ta humbim besueshmërinë tonë në shtet dhe rajon në tërësi. Do të jetë më e vështirë të kërkohen reforma dhe ndryshime strukturore në shtetet e Ballkanit Perëndimor, po qe se nuk mund të sigurojmë se ata janë në gjendje të gëzojnë më shumë të drejta dhe liri, si fqinj, partnerë dhe aleatë më të afërt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img