7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Petritsch: Specialja bëri shpallje të pazakontë të aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit

Ish i dërguari i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se ka qenë shumë i befasuar për mënyrën se si është publikuar njoftimi për aktakuzë, e cila është e ende e pakonfirmuar, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Diplomati austriake duke komentuar njoftimin e për aktakuzën e paraqitur nga Prokuroria Speciale në Hagë, ka thënë se ajo është e pazakonshme.

“Më lejoni të them se kam qenë mjaft i befasuar kur mësova për këtë mënyrë mjaft të pazakonshme të shpalljes së akuzave kaq të rënda. Është e qartë që Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur”, ka thënë Petritsch, për RTK.

“Kjo tashmë ka dalur, është bërë publike, është tejet e pazakonshme dhe jam mjaft i shqetësuar, sepse besoj se sundimi i ligjit dhe zbatimi i sundimit të ligjit është tejet me rëndësi. Shpresoj që Gjykata Speciale ka vepruar në këtë mënyrë”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img