Ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Advertisement
Kryeministri Hoti, sot do të qëndrojë për një vizitë në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Hoti pas takimit me Ramën në Pallatin e Brigadave, do të takojë edhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ai po ashtu do të takohet me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
PostAdss