3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Krijohet task-forcë për lirimin e Thaçit

Janë bërë dy javë prejse komandanti i Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi, është arrestuar nga policia serbe nën dyshimet për “Terrorizëm”.
Thaçi dje ka dalë para trupit gjykues në Serbi, me ç’rast i ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë mbi të në lidhje me dëbimin e një familje serbe nga Lipjani, shkruan sot, gazeta “Zëri”.
Në anën tjetër, institucionet në Kosovë thonë se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për lirimin e drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) të Kosovës kanë bërë të ditur se sot i është dërguar një letër të gjitha përfaqësive diplomatike të akredituara në Kosovë dhe në kryeqytetet e vendeve evropiane për të ngritur presionin ndaj Serbisë në lidhje me arrestimin e Thaçit.
“Sot MPJ-ja u ka nisur edhe një letër të gjitha përfaqësive diplomatike të akredituara në Kosovë dhe në kryeqytetet e vendeve evropiane për ta ngritur edhe në një nivel më të lartë diplomatik rastin e arrestimit të oficerit policor dhe ku kërkohet të ushtrohet presion ndaj Serbisë për sjelljet e saj antievropiane dhe kundër frymës së respektimit të të drejtave të njeriut”, ka thënë për gazetën “Zëri” Bashmir Xhemaj, shef i kabinetit të ministrit Hoxhaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img