Reperët Ghetto Geasy dhe Majk ditën e djeshme lansuan këngën e tyre të re “Zhytem” (Je t’aime).
Ky projekt, i cili konsiderohet si hit i kësaj vere, për vetëm nëj ditë ka grumbulluar mbi një milion klikime në platformën YouTube.
Suksesit i është gëzuar vet reperi Getoar Selimi, gjersa lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në Instagram.
https://www.instagram.com/p/CCHCvrWn_sW/?utm_source=ig_embed
“Një milion, zoti i dashtë bereqet”, kanë qenë fjalët e artistit të njohur përkrah postimit të ndarë me 762 mijë ndjekësit e tij.
Kënga gëzon një klip e ritëm të veçantë dhe kjo nuk është hera e parë kur dyshja rezultojnë suksese të mëdha me projektet e tyre.
Të njëjtit edhe në këtë videoklip janë përkujdesur për dukjen e tyre ekstravagante dhe tejet luksoze.
Majk dhe Ghetto Geasy prej vitesh i kanë qëndruar besnikë stilit të tyre muzikore dhe akoma vazhdojnë të jenë pjesë e labelit “Babastars”.