Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së vitit 2020 të kadetëve të forcës së Sigurisë së Kosovës tha se ndjehet krenar me 15 kadetët që arritën të diplomojnë sot, pas katër vitesh në akademinë Ushtarake dhe të kalojnë të gjitha provat e vështira që kanë pasur.
Advertisement
Ndër të diplomuarit e sotëm është edhe Lirëza Dollomaja nga Shqipëria dhe po ashtu Luan Haradinaj, djali i vëllait të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Quni tha se emrat e 15 kadetëve duhet t’i dëgjojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Dua që këta emra t’i dëgjoj çdo qytetar dhe të kuptohet se pse ju jeni të veçantë. Para katër viteve ishit në mesin e 1 mijë të rinjve që synonin të vinin në këtë ditë”, tha Quni, duke numëruar të gjitha trajnimet që 15 kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë kaluar gjatë këtyre katër viteve.
Luan Haradinaj, kadet i FSK-së
“Të gjitha këto që i bëtë nën presionin e kohës, ju bëjnë të veçantë, do të thosha të jashtëzakonshëm. Jeni vetëm 15 nga 1 mijë që e kishin për synim të vinin në këtë ditë”, tha Quni gjatë fjalimit të tij.
Ai tha se ndjehet krenar me 15 kadetët e diplomuar, ashtu si ndjehet krenar edhe me eprorët e tyre që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë këtyre viteve.
Lirëza Dollomaja – Kadetja e dalluar e FSK-së
Lirëza Dollomaja mori çmimin për kadet të dalluar, ndërsa toger Shpend Hajdini, mori çmimin për trajnerin e dalluar. /Telegrafi/
PostAdss