4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Butrint Imeri shpenzoi mbi tre mijë euro veshje për klipin e ri

Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Butrin Imeri, njihet për jetën luksoze që bën në përgjithësi.

Përpos kësaj, edhe në paraqitjet e tij në rrjete sociale apo edhe projekte muzikore, komentohen në masë të madhe për shkak të markave që ai përdor.

Sidoqoftë, një gjë e tillë është parë edhe në klipin e këngës së fundit “Si përpara”, ku është shfaqur me gjithsej shtatë veshje të ndryshme.

https://www.instagram.com/p/CB8R19hn2hi/?utm_source=ig_embed

Në një postim në rrjetin social Instagram, Shipe Closet ka publikuar çmimet e veshjeve dhe aksesorëve që ai ka pasur në paraqitjen e fundit.

Duke mbledhur secilin detaj tek këngëtari, vetëm veshjet e tij kanë kushtuar rreth 3,329 euro.

https://www.instagram.com/p/CB5ccMkll0u/?utm_source=ig_embed

Klipi i këngës së fundit është realizuar në bregdet, ku edhe ka sjellë një frymë mjaft verore tek adhuruesit e këngës së tij.

Vlen të përmendet se për vetëm një ditë, ai ka arritur të grumbullojë rreth 1 milion klikime në platformën YouTube.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img