4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Grenell: Administrata amerikane nuk ka tentuar të bisedojë asnjëherë për ndarje të Kosovës dhe ndërrim të kufijëve

Në Shtëpinë e Bardhë në Washington, sot ka pasur të mbahet takimi në mes Prishtinës dhe Beogradit për rifillimin e procesit të dialogut, i cili do të udhëhiqej nga Richard Grenell, Emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Ky takim u anulua pasi pala kosovare ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, kjo erdhi menjëherë pasi Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit të vendit, Hashim Thaçit, dhe krytearit të PDK-së, Kadri Veselit.

Ishte i pari Thaçi i cili e bëri të ditur mos pjesëmarrjen në këtë takim, pas tij doli edhe deklarata e kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti, i cili tha se nuk do të shkojë në Washington pas aktakuzës së ngritur ndaj presidentit.

Grenell pas këtyre njoftimeve nga liderët kosovarë ka deklaruar se e respekton vendimin e Thaçit për mospjesëmarrje në takim pas aktakuzës.

Mbrëmë shqiptaro-amerikanët kanë mbajtur një takim virtual me Grenell në të cilin kanë diskutuar për qëndrimin e Trump për procesin e dialogut.

Njëri nga pjesëmarrësit në takim, Elmi Berisha, Kryetar i Vatras, ka thënë se ky ka qenë takim që ishte i paraparë kohë më parë por që u desh të mbahej në mënyrë virutale shkaku edhe i situatës së krijuar pas lajmit për propozim aktakuzën e ngritur për Thaçin dhe Veselin.

“Në këtë takim i rikonfirmua edhe një herë qëndrimi se presidenti Trump, ambasadori Grenell dhe administrata amerikane asnjëherë nuk ka tentu apo mendu që te bisedohet për ndamje të Kosovës apo ndërrim kufijsh. Pra ajo ka qenë një mendim apo spekulim mediave apo individëve të caktuar të cilët kanë mendu t`i japin kahje të ndryshme bisedimeve”

“Ky takim ka pas karakter ekonomik dhe  nuk ka pas ndonjë agjendë që të kryhet brenda nate edhe ky ka qenë një spekulim i individëve”, ka thënë Berisha për Klan Kosova.

Martin Vulaj, Ish-drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për këtë takim në të cilin mori pjesë edhe ai deklaroi se vazhdimi i dialogut sipas Grenell është çështje javësh e jo çështje muajsh.

“Presidenti Donald Trump i ka thanë zotit Grenell që le ta provojnë edhe një herë në qoftë se mundesh me qit në binarë të duhur në qoftë se mund të bëjnë progres drejt asaj zgjidhje, përndryshe kemi nevojë të angazhojmë dikun tjetër”.

“Vazhdimi i dialogut sipas Grenell është çështje javësh e jo çështje muajsh”.

“Zoti Grenell ka thënë që në dialog ka dy karrika dhe është për palën kosovare me i mbush ato karrika si të iu thotë mendja atyre që kanë interes”, ka thënë Vulaj për Klan Kosova.

Në këtë takim ishin pjesëmarrës Martin Vulaj, Ish-drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elmi Berisha kryetari i Vatrës, Ana Cenaj e cila e përfaqësoi komunitetin amerikano-shqiptarë në Dallas dhe Teksas, si dhe Uk Lushi nga Batalioni Atlantiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img