-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Eurodeputetët kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën brenda vitit 2020

33 anëtarë të Parlamentit Evropian i kanë shkruar kancelares gjermane, Angela Merkel, duke i kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, brenda vitit 2020.

Kështu ka bërë të ditur në një postim të tij në rrjetin social në Facebook, ish- sekretari i Ministrisë së Integrimit Evropian, Demush Shasha.

“Dje, 33 anëtarët e Parlamentit Evropian nga katër grupe më të mëdha parlamentare të Parlamentit Evropian i kanë shkruar Kancelares Merkel dhe Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë  Seehofer që të sigurojnë se vendimmarrja për liberalizim të vizave për Kosovën të përfundohet brenda vitit 2020 në kuadër të Presidencës Gjermane”, ka shkruar Shasha, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, edhe liderët e Kosovës duhet të bashkëpunojnë në këtë mënyrë e jo duke u marr siç tha ai me mesazhe të kota nëpër rrjete sociale.

“Ky është shembulli se si duhet të bashkëpunojmë me miqtë e Kosovës sikur Eurodeputetja  Viola Von Cramon-Taubadel për të realizuar interesat e qytetarëve, e jo duke humbur kohë me mesazhet e kota nëpër Twitter që vetëm izolojnë Republikën e Kosovës edhe më tuje nga miqtë ndërkombëtar”, tha tutje ai.

Shasha tregoi se për katër  ditë do hapet dritarja më e mirë gjashtë mujore për të siguruar liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës, qysh nga viti 2016.

“Në veçanti në këto gjashtë muaj, spektri politik në Kosovë duhet të tregoj vullnetin dhe përgjegjësinë politik për të siguruar përfundimin e izolimit të qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai, duke shtuar se nëse e Kosova e humb edhe këtë mundësi për liberalizimin e vizave, do hyjë në një stad të pa parashikueshëm. “Po e humbëm mundësinë e liberalizimit vizave edhe në gjashtë muaj të ardhshëm të Presidencës Gjermane, liberalizimi i vizave do hyn me një stad të pa parashikueshëm”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img