-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Edhe 62 raste me coronavirus në Kosovë, dhe 61 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se të premten janë testuar gjithsej 205 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 62 raste.

Po ashtu të premten janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.307 raste, kurse raste aktive 1.143.

Rastet pozitive janë nga:

Komuna e Prishtinës 32 raste;

Komuna e Prizrenit 4 raste;

Komuna e Rahovecit 4 raste;

Komuna e Gjakovës 3 raste;

Komuna e Gjilanit 3 raste;

Komuna e Kamenicës 2 raste;

Komuna Lipjanit 2 raste;

Komuna e Mamushës 2 raste;

Komuna e Vushtrrisë 2 raste;

Dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

Sipas institutit nga 08 shkurt deri më 26 qershor 2020, janë testuar gjithsej 22.930 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.494 raste, me gjithsej 44 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img