15.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Hoti diskuton në Washington për nevojën e reformimit të listës së veteranëve

Ministri i Financave Avdullah Hoti i cili po udhëheq delegacionin e Kosovës në takimet Pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), ka diskutuar për përfaqësuesit më të lartë të institucioneve në fjalë për pagesat e veteranëve të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme Ministri Avdullah Hoti bashkë me Guvernatorin e Bankës Qendrore Bedri Hamza dhe delegacionin e Kosovës u takuan në Washington me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së Tao Zhang,  Drejtorin për Evropë të FMN-së Paul Thomsen, Drejtorin Ekzekutiv Ibrahim Canakci, si dhe përfaqësues të tjerë të FMN-së. Në këto takime u diskua për një numër çështjesh, duke përfshirë progresin e arritur në implementimin e Programit Stand-By, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për të përmbyllur këtë program me sukses.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësuan arritjet e deritanishme, dhe u zotuan për të vazhduar  edhe më tutje me përkrahjen e reformave në Kosovë.
Një çështje që u diskutua në të gjitha takimet me përfaqësuesit e FMN-së ishte ajo që lidhet me Veteranët e Luftës dhe nevojën mjaft urgjente që skema e pensioneve për këtë kategori të reformohet sa më shpejtë, për tu siguruar se kjo skemë është e qëndrueshme në periudhën afatgjate.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img