-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Komuna e Skenderajt dhe “Jetimat e Ballkanit” arrijnë marrëveshje për ndërtimin e pesë shtëpive për familjet në nevojë

Edhe një herë shoqata “Jetimat e Ballkanit”, i erdhi në ndihmë Komunës së Skenderajt duke bashkëpunuar në bashkëfinancimin e  ndërtimit të pesë shtëpive për familjet në nevojë në Skenderaj.

Kjo pasi që i pari komunës, Bekim Jashari, sot së bashku me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” kanë nënshkruar këtë marrëveshje me anë të së cilës, Komuna e Skenderajt dhe shoqata bamirëse në fjalë, do të përzgjedhin pesë familje në nevojë për t`i bërë me shtëpi.

Kryetari Jashari është shprehur mirënjohës ndaj humanistit Kastrati për ndihmën që gjithmonë ka ofruar për qytetarët e Komunës së Skenderajt.

“Falënderime të përzemërta për humanistin Halil Kastrati dhe shoqatën “Jetimat  Ballkanit” për bashkëpunimin e për shërbimin në ndihmë të popullit tonë, jetimave dhe familjeve në nevojë”, tha Jashari.

Kujtojmë që vitin e kaluar falë bashkëpunimi mes komunës dhe kësaj shoqate janë ndërtuar 25 shtëpi për familjet nevojtare në Skenderaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img