Grenell demanton mediet amerikane: Trump nuk do të takohet me Vuçiqin

50
Advertisement

Emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka demantuar raportimet e “The New York Times”, se presidenti amerikan Donald Trump do të takohet veçanërisht me presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

Advertisement

Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se mediumi në fjalë është detyruar të përmirësojë informacionet e tyre për këtë çështje.

Madje ai ka shtuar se “The New York Times” nuk ka kërkuar as përgjigje nga ai, që është vet negociatori.

“NYT është e detyruar të përmirësojë informacionet e tyre bazike për lajmin Kosova-Serbia, dhe më pas e shkaruajnë gabim pozitën time në këtë përmirësim. Nuk jam i befasuar, sepse ata nuk kanë folur asnjëherë me mua, negociatorin e vërtetë”, ka shkruar Grenell.

PostAdssFotoja e reklamës