Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, tha se lajmi për lejimin e dasmave është dezinformatë.
Advertisement
Ai tha se janë duke punuar në këtë gjë, por s’ka ende ndonjë vendim.
“Nuk janë lejuar dasmat, kjo është dezinformatë. Jemi duke punuar në këtë drejtim, por nuk ka vendim. Sot në mbledhjen e Qeverisë nuk është marrë vendim për këtë çështje”, tha ai për klankosova.tv.
Në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë u mor vendim që të rifillojë trafiku ajror dhe të hapet aeroporti “Adem Jashari”.
PostAdss