2.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosnett: Shkëmbimi i territoreve nuk është ide e ndjekur nga SHBA

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se takimi i Washingtonit është mjaft i rëndësishëm në rrugën e dialogut.

“E para, unë pres spekulime të vazhdueshme deri në fillimin e takimit të shtunën, por edhe pas takimit. Por ashtu, siç e ka shpjeguar edhe kolegu im, ambasadori Grenell, ne presim që fokusi i këtij takimi të jetë në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, por edhe rajoni. Ne shpesh kemi thënë se mendojmë se është e rëndësishme që fokusi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë ajo se çfarë përfitojnë qytetarët e zakonshëm”, ka thënë ambasadori amerikan, në Rubikon në Klan Kosova.

Kosnett  ka thënë që fokusi i dialogut në këtë takim, do të jetë ekonomik.

“Miqtë tanë evropianë, në fillim do të fokusohen në marrëdhëniet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam frikë që nuk mund të ofroj më shumë detaje specifike mbi agjendën e së shtunës, duhet të presim dhe të shohim”.

Sipas Kosnett, fundi i procesit të bisedimeve, do të rezultojë me njohje reciproke.

“Ky është qëllimi. Qëllimi ynë është të shohim një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dyja vendeve. Se do ta krijojmë hapësirën për marrëdhënie më të mira ekonomike dhe politike të cilat do t’i ndihmojnë qytetarët e të dyja vendeve dhe tërë rajonin, të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Edhe pse të gjithë janë të interesuar të dinë se çka do të ndodhë të shtunën, unë do të përmbahem nga spekulimi i detajeve të takimit”, ka thënë ai.

Kosnett thotë se e kanë bërë të qartë që Shtetet e Bashkuara, nuk janë duke ndjekur idenë e shkëmbimit të territoreve,

“Ne kemi thënë shumë herë se SHBA-ja  nuk po e ndjek idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe unë e kam thënë këtë shumë herë”.

“Çfarëdo marrëveshje gjithpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të ketë mbështetjen e gjerë të qytetarëve të të dyja vendeve dhe është e qartë, e kam thënë edhe më parë, që ka shumë pak interes në Kosovë për shkëmbim të territoreve, dhe ambasadori Grenell e ka bërë shumë të qartë që kjo nuk është ide e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka qenë asnjëherë qëllim i administratës Trump”, ka thënë ambasadori amerikan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img