Hoti priti shefin e Misionit të KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi

61
Advertisement

Kryeministri i Avdullah Hoti priti sot në takim shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi.

Advertisement

Në takim, kryeministri Hoti falënderoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë për punën e bërë që nga pas lufta, sidomos angazhimin dhe rolin e veçantë të këtij misioni për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Po ashtu, kryeministri Hoti shprehu mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për këtë mision, duke theksuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë, me qëllim të ndriçimit të fatit të secilit person të pagjetur si pasojë e luftës në Kosovë.

Ndërsa, shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, Agim Gashi e njoftoi kryeministrin Hoti për punën që bën KNKK-ja. Ai, me këtë rast, theksoi se KNKK-ja i mbështet familjarët në përpjekjet e tyre për ta përcaktuar fatin dhe vendndodhjen e personave të pagjetur, duke promovuar përherë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe mandatin specifik humanitar për t’i mbrojtur dhe për t’i ndihmuar viktimat e konflikteve të armatosura. /

PostAdssFotoja e reklamës