Advertisement
“Bashkimi Evropian nuk mund të lihet anash, dhe askush nuk mund ta lë anash Bashkimin Evropian sepse po ofron të ardhme evropiane, dhe askush tjetër përveç Bashkimit Evropian nuk mund të ofrojë të ardhme evropiane, vetëm nëse vet ju doni ta leni anash të ardhmen evropiane dhe nuk doni të bëheni pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Lajçak.
Lajçak tha se 27 vendet anëtare dërguan një sinjal të fuqishëm në angazhim më Kosovën dhe rajonin dhe se ai është i gatshëm të veproj pa vonesa dhe t’ia mundësoj palëve të punojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirës e cila do të zgjidh të gjitha çështjet e pazgjidhura si për rajonin dhe vendet anëtare të BE-së.
“Me lejoni të theksoj edhe një gjë: Kosova është pjesë e Evropës, problemet tuaja janë edhe problemet tona, sukseset tuaja është suksesi ynë dhe e ardhmja juaj është evropiane dhe rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian shkon përmes këtij dialogu dhe kjo është theksuar në mënyrë eksplicite në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të vitit 2010 dhe në të gjitha konkluzionet e Këshillit Evropian. Dua që Kosova të ec përpara në këtë rrugë, e kjo nuk mund të bëhet me askënd tjetër përveç me Bashkimin Evropian”, tha Lajçak. /Telegrafi/
PostAdss