Zyrtarë komunalë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur herët në mëngjes në ambientet e objektit të komunës së Budvës, pasi dhjetëra furgonë me policë ishin nisur drejt Budvës së Malit të Zi.
Kryetari i Budvës, Marko Careviq dhe nënkryetari i komunës Krsto Radoviq, janë arrestuar herët në mëngjes para objektit të komunës.
Janë arrestuar edhe menaxheri i komunës, Millo Bozhoviq, Sekretari për Investime, Mlladen Mikijel, Nikola Jovanoviq, shef i kabinetit të doganës si dhe Gjorgje Vujoviq, këshilltar i Careviqevit.
Policia malazeze gjithashtu arrestoi edhe djalin dhe vëllain e Mark Careviqit. E disa orë më parë kordoni i policisë ka tentuar të arrestojë edhe inspektorët e administratës në objektin e komunës së Budvës.
Për të parandaluar më të keqen, kordonë të policisë janë vendosur përreth ndërtesës së komunës, kurse sheshi i qyteti është bllokuar dhe është ndalur trafiku.