0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Limaj rrëfen se si i shpëtoi një prite natën kur u vra Zahir Pajaziti

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, në 21- vjetorin e çlirimit të Malishevës, ka rrëfyer se si i kishte shpëtuar një prite në ditën kur është vrarë Zahir Pajaziti.

Limaj që në luftë mbante nofkën Çeliku ka thënë se këtë e kishte mësuar gjatë kohës sa ishte në Hagë nga drejtues të shtetit serb.

“Më është organizuar një pritë, por duke falënderuar Zotin dhe nuk kemi rënë në pritë. Prita ka qenë e organizuar te Bytyqët e Arllatit më 31 janar, natën është vrarë Zahiri (Pajaziti), ka qenë rastësi se si kam shpëtuar, pra rastëisht kam shpëtuar atë natë dhe këtë e unë këtë e kam mësuar në Hagë nga drejtuesit serb dhe një nga ai që kam mësuar është Stanishiqi i famshëm për të cilin flitet shumë”, ka thënë Limaj.

Më tutje, ai ka thënë se rënia e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut, ka qenë goditje e madhe, por nuk janë ndalur dhe dalëngadalë kështu është zgjëruar UÇK.

UÇK ai ka thënë se është kupola e përpjekjeve të sakrificës për lirinë e vendit dhe ai ka apeluar që me kujdes të mos i përziejnë pakënaqësitë ditore me veprat e mëdha historike.

Më tutje, Limaj ka folur edhe për rajonin e Llapushes duke thënë se kjo zonë ka qenë një lloj kryqëzimi i lëvizjeve të mëdha kombëtare.

“Llapusha ka qenë strehë e të gjitha lëvizjeve kombëtare, e burrave dhe patriotëve të këtij kombi si Isa Boletini, dhe Sadik Rama i Gjurgjevikut.

Ai ka folur edhe për diskriminimin që i është bërë Llapushës në sistemin e kaluar.

Llapusha nuk e ka marrë vendin e merituar për shkak të diskriminimit. Disa herë e kanë bërë Malishevën komunë, e disa herë e kanë prishë. Këtu ose mjeshtër ose bujk s’ke mujt tjetër sen. Qytetarët e Malishevës kanë qenë të privuar. Njerëzit e këtij rajoni janë burra të mirë e të urtë, por asnjëherë nuk kanë gezuar të drejtë që u ka takuar. Llapusha është në themelet e lirisë së Kosovës. Çdo qytetarë i Malishevës duhet të ndihet krenar. Shpi për shtëpi ka qenë pjesë e lirisë”, ka shtuar Limaj.

Gjatë luftës, Limaj ka thënë se Malisheva ka qenë magje e Drenicës dhe Dukagjinit dhe njerëzit tanë nuk kanë kursyer asgjë duke shtuar se përfshirja e Llapushës në luftë ka qenë masive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img