Zemaj prezanton manualin për mbrojtje nga COVID-19: Vazhdoni respektimin e masave, janë armë të thjeshta por që shpëtojnë jetë

43
Advertisement

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka bërë prezantimin për manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19.

Advertisement

Zemaj ka thënë se manuali përmban rekomandime të cilat janë zbatuar në fillim të pandemisë.

të gjitha institucionet respektive obligohen të respektojnë masat e përcaktuara në këtë manual. Ministria do të ndajë këtë manual për të gjitha institucionet qendrore e lokale por edhe te qytetarët”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se këtë manual do ta përdorim si instrument për mbrojtje nga përhapja e mëtejmë e COVID-19.

“Ne besojmë se zbatimi i masave të marra nga Qeveria dhe rekomandimet e IKSHPK-së do të na mundësojnë që të kontrollojmë shpërthimin e COVID-19. Përball shifrave në rritje të rasteve më COVID-19 nuk bënë të sillemi sikur nuk po ndodh asgjë dhe të shpërfillim një virus i cili edhe më tej po manifeston shenja agresiviteti duke dëmtuar shëndetin dhe ekonomitë”, ka thënë Zemaj.

Ministri ka kërkuar zbatimin e këtij manuali, duke dhënë edhe mesazhin e tij.

“Përdorni dhe zbatoni manualin, përdorni maskat, mbani distancën dhe mbani higjienën. Këto janë armë të thjeshta por shpëtojnë jetë dhe na ndihmojnë të kthehemi në normalitet. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës