18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Dardanët udhëtojnë falas për Shqipëri, ja kur bëhet nisja (Foto)

Tifo Grupi i Kombëtares së Kosovës ‘Dardanë’ do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar për të përkrahur skuadrën kundër Kroacisë

Të gjithë ata tifozë që kanë bileta dhe dëshirojë të udhëtojnë për Shkodër për të parë ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, mund ta bëjnë këtë në mënyrë të organizuar.
Ata do të mund të udhëtojnë me transport falas, i cili është mundësuar nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ministria e Kulturës ,Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Tifo-Grupin zyrtar të Kosovës “Dardanët”.
Më poshtë mund të lexoni të plotë njoftimin e tifozëve të Kombëtares së Kosovës:
“Nëpërmes këtij njoftimi lajmërojmë të gjithë tifozët e Kosovës në futboll , që transporti për përcjelljen e ndeshjes Kosovë-Kroaci që do të luhet në Shkodër me datën 06 Shtator 2016 për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018” do të bëhet nga disa qytete të Kosovës, për tu bashkuar në “Vërmicë” në ora 13:00 .Nisja bëhet në mëngjes dhe kthehemi kur të përfundon ndeshja. Në momentin që në “Vërmicë” takohemi të gjitha qytetet , do të nisemi për në Shkodër në mënyrë të organizuar me percjellen e Policisë së Kosovës .
Transporti për në Shkodër nga të gjitha qytetet në bazë të kërkesave , është mundësuar nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ministria e Kultures ,Rinisë dhe Sportit në bashkpunim me Tifo-Grupin zyrtar të Kosovës “Dardanët”.
Për të gjithë ata tifozë të cilët do të udhëtojnë me autobusë dhe posedojnë biletat për ndeshjen gjatë nisjes për në Shkodër do të pajisen edhe me nga një rekvizite zyrtare të Tifo-Grupit “Dardanët” (maicë).
Transporti do të bëhet me AutoBusë shumë komod, posedojn nga 50 ulse, Klimë,TV,DVD,CD,Mikrofon,Frigo,ejt. Si dhe përmbushin të gjitha standardet Europiane,dhe janë të licensuar nga Ministria e Telekomunikacionit Rrugor të Kosovës me licensa ndërkombëtare.
Kompanitë që do të bëjnë transportin kan staf mjaftë profesional dhe shofera të kualifikuar me kategorite përkatëse.
Vërejtje:
Për gjdo informatë ose plotësim të planifikimit të udhëtimit na kontaktoni direkt personat përgjegjës për transport në nr tanë të telefonit :
Prishtinë
Vendtakimi:Mbrapa Pallatit të Rinisë (Parkingu te 21-shi).
Nisja: 10:00
Kthimi: 23:30
Nr Kontaktues: 045/100-333 & 044 240 114
Mitrovicë:
Vendtakimi:Palestra e Sporteve Minatori
Nisja: 10:00
Kthimi: 23:30
Nr Kontaktus: 049/
Gjilan:
Vendtakimi:Tifo-Klubi (Skifterat)
Nisja: 09:30
Kthimi: 23:30
Nr Kontaktues: 044/682-082 & 045/554-294
Vendtakimi: Te Stadioni Qytetit – Selami Osmani Bezi
Nisja: 08:30
Kthimi: 23:00
Nr Kontaktues: 049/706-505
Pejë:
Vendtakimi: Në qendër të qytetit
Nisja: 09:30
Kthimi: 23:30
Nr Kontaktues : 049/620-520
Ferizaj:
Vendtakimi:Te Sheshi i Komunes
Nisja: 10:00
Kthimi: 23:30
Nr Kontaktues: 044/654-135
Skënderaj:
Vendtakimi:Ne shesh në Skënderaj
Nisja: 10:00
Kthimi : 23:30
Nr Kontaktues : 044/158-244
TIFO-GRUPI I KOSOVËS
“DARDANËT”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img