-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zgjerimi i një pjese të rrugës Prishtinë – Mitrovicë përfundon në shtator, kushton 14 milionë euro

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kanë vizituar punimet në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Gojbulë-Smrekonicë.

Nga aty ministri Abrashi njoftoi se ky segment i rrugës nacionale do të përfundojë në muajin shtator. Abrashi theksoi se ky projekt kap vlerën prej 14 milionë euro.

“Përfundimi i rrugëve të reja ndikon në zhvillimin ekonomik dhe në vende të reja të punës. Jemi duke shtuar punët dhe t’i zgjidhim problemet e shpronësimeve të tokave. Pjesa kontaktuale karshi pronarëve të tokave janë shpërndarë pronarëve dhe presim fillimin e punëve dhe të përfundojë ky segment i rrugës nacionale”.

“Ne synojmë që në kohë rekorde të përfundojë. Na ka mbetur edhe një fazë tenderuese jemi në pjesën e analizës. Kontraktuesi është optimist që në shtator do të përfundojë. Vlera e projektit është 14 milionë euro”, ka thënë Abrashi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, theksoi se me përfundimin e këtij segmenti të rrugës do të shkurtohet koha e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave.

Tahiri sqaroi se pronarët e tokave nuk do të kenë problem në shpronësime, derisa i ftoi ai për bashkëpunim, raporton EO.

“Një ditë e gëzuar për Vushtrrinë dhe komplet veriun kam besim të plotë të ministri Abrashi se di t’i japë dinamikë më të madhe për segmentin e lumit që të shkurtohet koha e lëvizjes së qytetarëve, mallrave”.

“Që në këto ditë të para është kënaqësi që kemi ministrin, punë kjo e cila është stërzgjatur. Pronarët nuk do të kenë problem në shpronësimin e tokave, ftoj për bashkëpunim”, shtoi Tahiri.

Ilir Trebicka, nga kompania kontraktuese, deklaroi se segmenti i rrugës është duke u punuar me profesionistë nga Kosova e Shqipëria, raporton Ekonomia Online.

“Kompania është mobilizuar qe në fillim dhe ka sjellë profesionistët me të mirë. Kemi bërë kombinim të mirë nga Shqipëria dhe Kosova, por kryesisht janë kompani kosovare”.

“Jemi të kënaqur me cilësinë e punimeve. Shpresojmë që në fund të shtatorit të arrijmë të përfundojmë e mos të pengoj situata Covid-19”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img