14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Deputetët e AAK-së dhe PDK-së akuzuan Osmanin se nuk përmendi UÇK-në, ky është fjalimi i plotë i kryeparlamentares

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla duke ironizuar ka thënë sot se Kosova nuk është çliruar nga angazhimi i kryetare së Kuvendit, Vjosa Osmani në UNMIK por se shumë beteja e luftime, shumë gjakderdhje e sakrifica kishte deri te çlirimi. Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi ka thënë se Osmani mundet edhe mos ta përmend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, edhe ta mohojë atë, por kjo sipas saj vetëm e rritë lavdinë e gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë liri.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar Zyra e kryetares Osmani, duke thënë se kryeparlamentarja në seancën solemne për nder të 12 Qershorit, Ditë së Paqes, ka përmendur shumë qartë kontributin e UÇK-së për lirinë e vendit.

Në njoftimin e Zyrës së Osmanit thuhet se në ekspozenë për nder të 12 Qershorit, Ditës së Paqes, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ndër të tjera theksoi “Po kështu, i kujtojmë sot edhe heronjtë tanë, të cilët lirinë e vendit e patën ideal jetësor, komandantin e Ushtrisë Çlirimtare, Adem Jasharin, familjen Jashari, e cila dha gjithçka për Kosovën, u sakrifikuan për lirinë e vendit, dëshmorët e heronjtë e këtij vendi, por i kujtojmë po kështu me dhimbje mbi 1.600 të pagjeturit ende, bijtë e nënë Ferdonijes e të shumë nënave të tjera, i kemi në vëmendje vuajtjet e grave që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës, i kujtojmë martirët e shumtë, përfshirë gratë, fëmijët e pleqtë, si dhe të gjithë njerëzit e mirë të këtij vendi, të cilët sakrifikuan çdo gjë për lirinë e vendit të tyre; në këtë ditë të veçant e nderojmë edhe gjeneratën e deputetëve të këtij kuvendi, të cilët më 1990 e shpallën Deklaratën e Pavarësisë, aktin themeltar të shtetit të Kosovës dhe, më pas, Kushtetutën e Republikës së Parë, atë të Kaçanikut; si vullnet qytetar, i shprehur me Deklaratën e shpalljes së pavarësisë së vendit”.

Më tej thuhet se kryetarja e Kuvendit është treguar konsistente në respektimin jo vetëm të luftës së UÇK-së, por edhe ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e vendit.

“Më 17 Shkurt, për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës është mbajtur seancë solemne. Më 7 mars të këtij vit, në kuadër të Epopesë së UÇK-së është mbajtur seancë solemne. Është mbajtur edhe një seancë tjetër kushtuar të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.  E fundit në vargun e këtyre angazhimeve është seanca e sotme e mbajtur për nder të Ditës së Paqes, respektivisht të ditës së çlirimit të Kosovës. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani do të vazhdojë respektimin e vlerave të luftës dhe të atyre që kontribuuan në çfarëdo mënyrë që vendi ynë të jetë i lirë!”, thuhet në reagim.

Fjalimin e plotë të kryetares Vjosa Osmani mund ta lexoni këtu:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img