-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Abbott në 21 vjetorin e hyrjes së NATO-s: Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mbeten miq dhe partnerë të ngushtë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott në 21 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovës ka vendosur lule në memorialin për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë në vitin 1999, ndërsa theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mbeten miq dhe partnerë të ngushtë.

Abbott në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ushtarët britanikë vazhdojnë të mbështesin paqen në Kosovë dhe rritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Sot, në 21 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, pata nderin e madh që së bashku me nënkolonelin Martin Browning të vendosim lule në memorialin për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë në vitin 1999. Martini ishte mes trupave të para Britanike që hynë në Kosovë 21 vjet më parë, kështu që ky ishte një moment i veçantë për të, që i rizgjoi kujtime të atyre ditëve vendimtare. 21 vjet më vonë, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mbeten miq dhe partnerë të ngushtë. Jam krenar që ushtarët Britanikë vazhdojnë të mbështesin paqen në Kosovë dhe rritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si edhe për rolin që Martin luan sot si këshilltar i Komandantit të FSK-së”, shkruan Abott.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img