Një njësi policore që kishte dalë të enjten në vendngjarje pas një aksident trafiku në Prishtinë, kishte hasur në dy dyshuara femra kosovare, të cilat kishin deklaruar se ishin të infektuara me COVID-19.
Advertisement
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 13:50, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, ndaj të dyshuarave është iniciuar rast në procedurë të rregullt.
“Një njësi policore në vendngjarje lidhur me një aksident trafiku, kishte hasur në dy të dyshuara femra kosovare, të cilat kishin deklaruar se ishin të infektuara me COVID-19. Ndaj të dyshuarave është iniciuar rast në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
PostAdss