Advertisement
E gjithë kjo ka ndodhur në prezencë të policëve që nuk reaguan fare, e pas një konfrontimi verbal, me miratimin e Vidojeviqit i është kthyer telefoni
KRIK ka kërkuar nga ministria e Brendshme në Serbi, të konfirmojë dhe shpjegoj se kush janë personat që shoqëronin të birin e presidentit serb që njëherit ia morën telefonin gazetares.
Gjithçka filloi kur një lexues i KRIK i dërgoi redaksisë një video të djalit të presidentit serb që ishte në shoqërimin e huliganit nga “Janjiçara”, duke bërë kështu që gazetarja menjëherë t’ia mësyjë kafiterisë ku gjendeshin ata – Piazza dei Fiori në qendër të Beogradit.
Atje Danilo Vuçiq ishin në shoqërimin e Aleksandar Vidojeviqit, i njohur si Aca Roshavi dhe të disa burrave tjerë që po shikonin derbin mes Zvezdës dhe Partizanit.
Ndryshe Vidojeviq është anëtar i klanit të tifo-grupit të Partizanit – “Janjiçari” dhe aktualisht po përballet me akuza për djegie të një klubi të natës. E sipas të dhënave të policisë serbe, ai njihet edhe si lider i klanit mafioz.
Gazetarja kishte arritur t’i fotografojë dhe derisa po largohej nga lokali, është ndalur nga tre persona që janë prezantuar si zyrtarë policorë. Ajo menjëherë u kishte treguar se është gazetare, por ata ia bën me dije se duhet të pret një patrullë të policisë.
Ata madje kishin kërkuar nga ajo që shlyej fotografitë, pasi sipas saj i kishin thënë se “mund të kenë probleme”. E policisë në ato momente iu bashkuan edhe dy persona tjerë që nuk dukeshin se janë policë, e as që ishin prezantuar si të tillë.
Kur kërkoi gazetarja t’i telefonojë redaktorit të saj përgjegjës, njëri prej personave qe e kishte ndalur ia kishte marrë telefonin nga duart, duke bërë që policët që ishin aty të mos reagojnë fare. E pas insistimit të saj se pse po ia marrin telefonin, ai është përgjigjur se është civil dhe se nuk është i obliguar t’i jap shpjegime.
Menjëherë ishte kyçur edhe Vidojeviq dhe Sreqkoviq, kurse policët u larguan pa gjurmë. Vidojeviq i kishte thënë personave të panjohur për gazetaren që t’ia kthejnë telefonin.
PostAdss