-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Muhaxheri: Qeveria mund të rrëzohet, por shumë shpejt kemi Qeverinë ‘Hoti 2’

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri thotë se do të ketë edhe Qeveri ‘Hoti 2’.

Muhaxheri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK duhet ta shqyrtojë opsionin e lejimit të fraksioneve duke u bazuar në praktikën e partive simotra nga Gjermania CDU/CSU.

Nënkryetari i LDK-së thotë se qeveria e Avdullah Hotit mund të jetë jetëshkurtër por sipas tij ai do të dëshmojë sukses gjatë kësaj kohe dhe shumë shpejt mund të kemi Qeverinë Hoti 2.

Duke folur për debatet mes Presidentit Thaçi dhe Kryeparlamentares Osmani, Muhaxheri ka thënë se diskursi politikë në Kosovë po shndërrohet në debat personal.

“Kundërshtarët politikë duhet të shihen vetëm si kundërshtarë politikë e jo si armiq. Nuk duhet ta sjellim politikën e Shqipërisë në Kosovë”.

Nënkryetari i LDK-së thotë se ky debat nuk i shërben Thaçit e as Osmanit.

“Partitë politike duhet të bëjnë garë me programe politike dhe ato programe të mundohen t’i sjellin ne vend. Qeveritë që zgjasin tre apo gjashtë muaj nuk mund të sjellin progres në vend”.

Muhaxheri ka thënë se beson se Avdullah Hoti nuk do të merret me shkarkime bordesh por do të punojë pa bërë shumë zhurmë.

“Prandaj unë mendoj se do të ketë Qeveri Hoti 2. Edhe pse ndoshta do të ketë mandat të shkurtër por vendimet që do të merr do t’ia japin shansin të ketë Qeveri Hoti 2”, tha ndër të tjera gazmend Muhaxheri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img