Advertisement
Musliu tha se tanimë PDK është dërguar në opozitë nga votuesit.
“Pozicioni i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë që nga 6 tetori. PDK është parti opozitare që nuk bën pazare. Votuesi na ka qit në opozitë. Më së paku i takon Vetëvendosjes të hedh aktakuza, sepse secili dështim në këtë kohë i takon atyre që nuk janë treguar të gatshëm të qeverisin”, tha Musliu, në Klan Kosova.
“PDK e njeh shumë mirë rolin e opozitarit. Ne nuk kemi vija të kuqe. Partitë e tjera na kanë gozhduar neve. Partia Demokratike e Kosovës, nuk ka vend për bashkëpunim me ata që e duan dhunën. Unë konsideroj që partia jonë e ka Grupin Parlamentar më të përgatiturin”.
Deputetja e Partisë Demokratike theksoi se Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, është një qeveri e zorit për shkak të votave.
“Është herët që të flitet. Ndoshta sot ishte dashur të flitet për qeverinë Haradinaj. Sepse fatkeqësisht për tre vjet i kemi ndërruar tre kryeministra. Qeveria Hoti është qeveri e zorit, për shkak të votave. Kjo qeveri do të ketë të vështirë të ulë gjakrat. Kjo qeveri po i riparon dëmet e shkaktuar nga Qeveria Kurti. Pritjet e mia janë shumë të vogla, duke marrë parasysh përgatitjet e kuadrave të kabinetit”, tha ajo.
PostAdss