1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti paralajmëron tubim publik në Prishtinë me 12 qershor

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se ditën e premte (12 qershor) do të mbajnë një tubim në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Kurti ka thënë se tubimi do të mbahet duke respektuar distancën, transmeton Telegrafi.

“Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet ‘Java e Lëvizjes’, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë”, ka shkruar Kurti në Facebook, përcjell Telegrafi.

Kreu i LVV-së, ka theksuar se krahas tubimit do të vazhdojnë edhe me mbledhjen e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje” anembanë Kosovës. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img