1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: S’mund t’ia delegoj udhëheqjen e dialogut presidentit Thaçi

Kryeministri Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë, ku u mor vendim për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, në një konferencë për media, ka thënë se i kanë hequr të gjitha pengesat me Serbinë, për të rifilluar procesin e dialogut.

Mirëpo, ai tha se nuk mund t’ia delegojë kompetencat e tij për udhëheqje në dialogun me Serbinë presidentit Hashim Thaçi.

Ai u zotua se dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria dhe do të votohet në Kuvend, derisa tha se të gjithë akterët tjerë institucionalë do të bëjnë rolin e tyre kushtetues në këtë drejtim.

“Kryeministri i vendit në bazë të kompetencave kushtetuese do të udhëheqë dialogun. Nuk mund t’i transferoj kompetencat e mia as te presidenti as te dikush tjetër. Nuk do të doja e as do të mundja. Dialogu do të udhëhiqet nga Qeveria dhe do të votohet nga Kuvendi”, tha Hoti.

Sa i përket presionit të presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj deputetit të Nismës Haxhi Shala për të votuar pro Qeverisë Hoti, kryeministri tha se s’do të komentojë këtë dhe se ka legjitimitet të plotë të jetë në këtë post.

“Nuk kam asnjë koment për atë. Jam zgjedhur nga votat e deputetëve dhe kam legjitimitet të plotë për të udhëhequr me Qeverinë”, tha kryeministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img