-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ç’u bë me takimin Mustafa-Opozitë për Demarkacionin?

Para rreth një muaji kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se do një takim të fundit me Opozitën për Demarkacionin. Një pjesë e mirë e opozitarëve iu përgjigjen pozitivisht kësaj ftese publike të kryeministrit, përfshirë krerët e partive opozitare politike. Por takimi nuk ndodhi.
Ky takim që supozohej se do tentonte një zgjidhje dhe pajtim eventual për Demarkacionin – çështjen politike që e stagnon vendin në rrugën drejt Bashkimit Evropian nëse nuk zgjidhet – ka gjasa që të mos ndodhë fare, të paktën jo në këto ditët e ardhshme.
Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit dhe zëdhënës i Qeverisë ka thënë për klankosova.tv se ende nuk ka ditë a datë të caktuar se kur do të zhvillohet takimi.
Por, Abdullahu përsëriti se Qeveria është e gatshme për bisedime me Opozitën e momenti politik e ka të nevojshëm një ballafaqim të fundit argumentesh.
“Si Qeveri jemi të hapur për biseda dhe është një ofertë e sinqertë dhe konstruktive. Ne mendojmë se duhet të bëhet (takimi) dhe se ka vend e hapësirë për të gjetur një formë kreative, çfarëdo qoftë ajo”, deklaroi Abdullahu për klankosova.tv.
“Saktësisht nuk dihet (kur do të mbahet), por mund të themi se nuk kemi rahati deri në përfundimin e kësaj çështje dhe se nuk do të ketë prolongime të pajustifikueshme, sepse vet çështja e Demarkacionit dhe kushteve që lidhen me të janë të asaj natyre që të na shtynë ta kryejmë këtë punë”.
Pos me opozitarët kundërshtues, koalicioni qeverisës ka pasur probleme edhe me Listën Serbe.
Vet kryeministri pati treguar se ishin deputetët serbë të kësaj Liste që kishin bërë kushtëzime. Por këshilluesi i Mustafës tani beson se i kanë këndellur punët me partnerët serbë.
“Lista Serbe është pjesë e koalicionit dhe shpresojmë se nuk do të kemi problem sa i përket këtij grupi. Do të ketë bisedime me ta në forma të ndryshme”, tha Abdullahu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img