1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vjen reagimi i ashpër nga Mustafa për Mytaher Haskukën e VV-së: Do të rrëzojmë nga pushteti – i fitove zgjedhjet falë LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se prishja e një anshme e koalicionit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dëshmon për paqëndrueshmërinë e partisë që drejtohet nga Albin Kurti.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Mustafa ka thënë se krerët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vepruar njëjtë edhe përgjatë koalicionit në nivelin qendror, duke marrë vendime të një anshme dhe në mënyrë arbitrare.

“Prishja e njëanshme e koalicionit flet për paqëndrueshmërinë e VV’së. Ata kështu vepruan edhe në koalicionin në nivel qendror, duke ndërmarrë veprime të njëanshme dhe arbitrare”, ka thënë Isa Mustafa për Express.

Kreu i LDK’së ka thënë se Haskuka është në krye të Komunës së Prizrenit falë mbështetjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, derisa e ka paralajmëruar atë se në zgjedhjet e ardhshme LDK do të rikthehet në pushtet në Prizren.

Mustafa thotë se tashmë me degën e LDK’së në Prizren udhëheqin njerëz që punojnë për LDK’në dhe jo për parti të tjera.

“VV e ka fituar Prizrenin falë mbështetjes së degës së LDK’së në Prizren. Në zgjedhje e reja, LDK do ta fitojë Prizrenin, sepse tani degën atje e drejtojnë njerëzit që nuk punojnë për parti tjera, por janë të përkushtuar për LDK’në dhe qytetarët”, ka përfunduar kreu i LDK’së për Express.

Prishjen e koalicionit në mes të Vetëvendosjes dhe LDK’së në Prizren e ka konfirmuar edhe Anton Quni i cili drejton degën e partisë në qytetin historik.

Quni për Express ka thënë se ka marrë një letër nga kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, se ka vendosur që në mënyrë të njëanshme ta prishë koalicionin me LDK’në për shkak të zhvillimeve të fundit politike në nivelin qendror.

“Para dy ore e kam pranuar letrën nga kryetari Haskuka, në të cilën ai një anshëm më ka njoftuar se ka shkëputur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, që nënkupton se ka shkarkuar të gjithë drejtorët e LDK’së”, ka thënë Quni për Express.

Si pasojë e këtij vendimi Haskuka ka shkarkuar nënkryetarin e Komunës, Eshref Memajn, drejtorin e Urbanizmit, Fatmir Memaj, drejtorin e Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashin dhe drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshanin.

Këto zhvillime në Prizren vijnë pas acarimit të raporteve mes LDK’së dhe VV’së si pasojë e zhvillimeve të fundit të cilat rezultuar me rrëzimin e Kurtit me 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Avdullah Hotit në krye të qeverisë së Kosovës pas koalicionit me AAK-në dhe NISMA’n.

Me Degën e LDK’së aktualisht udhëheq Anton Quni. Para Anton Qunit LDK’në atje e ka drejtuar Haxhi Avdyli, i cili tashmë është deputet i LDK’së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img