Qeveria e Kosovës, sot ka ndarë 25 mijë euro për të përkrahur familjen e të ndjerit Agon Musliu, i cili vdiq në Qendrën Studentore që shërbente si karantinë.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, bëri propozimin duke thënë se mjetet financiare të merren nga nënprogrami i shpenzimeve të paparashikuara.
“Lidhur me rastin tragjik të humbjes së të riut, Agon Musliu në Qendrën e Studentëve, gjatë kohës së karantimit, ministria e Financave i propozon qeverisë, ndarjen e shumës prej 25 mijë euro për të përkrahur familjen e ndjerit”, ka thënë ministrja Bajrami.
Ndryshe, 26 vjeçari kishte gjetur vdekje pasi ishte hedhur nga kati i 4-të i konviktit, që shërbente si karantinë.