Aliu: Kësaj qeverie votat ia bëri Hashim Thaçi

94
Advertisement

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së tha sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se deputeti Haxhi Shala tregoi qartë që presidenti Hashim Thaçi ka bredhur odë më odë për t’ia bërë votat Qeverisë Hoti.

Advertisement

Aliu po ashtu tha se deputeti i cili vjen nga radhët e komuniteteve, Hetem Arifi nuk kishte të drejtë të votonte të mërkurën në Kuvend, pasi ka dënim të plotfuqishëm nga gjykata.

Sipas tij, LVV do të do të marr hapa ligjore për votën e Arifit, si dhe për votën e deputetit të Nisma Social Demokrate, Haxhi Shala.

Siç tha Aliu, presidenti i vendit ka shëtitur odë më odë, për të siguruar votat për votimin e Qeverisë Hoti, për të cilin veprim siç tha ai, është jo-kushtetues.

“Akrobacitë politike e dobësojnë shtetin. Akrobaci politike ishte vota e Hetem Arifit, i cili është i dënuar nga Gjykata me dënim të plotfuqishëm dhe që nuk kishte të drejtë të votonte. Këtë e përcakton qartë Gjykata Kushtetuese. Ishte votë përcaktuese pasi ishin vetëm 61 vota, dhe për të cilën votë ne do të marrim hapa në gjykatë. Gjithashtu edhe për votën e kompromentuar të deputetit Haxhi Shala, i cili ju tregoi të gjithëve që presidentit po bredhka odë më odë për të bërë votat. Kjo qeveri është e qartë, që votat ia ka bërë Hashim Thaçi. Nuk ishte etëm kjo votë e bërë odë më odë. Kjo është ndërhyrje  e qartë e presidenten në vullnet të deputeti. Në këtë frymë para marrëveshjes me Serbinë, nuk ka se si mos ta na vijnë hierarkia e lartë e sigurisë nga Serbia. Përpjekje për vonim e asaj që ka filluar. Nuk paska me përdor presidenti më gaz e lotësjell, por mjete tjera. D.m.th. presidenti po kërcënon. Qytetarët e panë që në këtë vend është i mundshëm ndryshimi. Modeli është dhënë”, ka thënë Aliu.

Aliu po ashtu tha se presidenti Thaçi,  po bën kërcënime në emisione televizive.

Ai po ashtu tha se depërtimi i Serbisë në institucionet e Kosovës po bëhet përmes Listës Serbe.

PostAdssFotoja e reklamës