Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se ka pranuar sot Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të tij ku propozoi Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.
Advertisement
Thaçi në një konferencë për media, ka thënë se e mirëpret përfundimin e këtij procesi politik e juridik.
“U dëshmua se në Kosovë është pjekur demokracia dhe se funksionojnë me sukses institucionet e pavarura. Tashmë është hapur rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, shpresoj se do të jetë kapitull i ri për stabilitet dhe zhvillim”, ka thënë Thaçi.
Presidenti Thaçi ka thënë se ka qenë i kujdesshëm që çdo hap që ka ndërmarr të jetë në përputhje me Kushtetutën.
“Është e rëndësishme të respektohet rendi kushtetues dhe ligjor i Kosovës. Pres që sa më parë të themelohet Qeveria e re pasi rrethanat kërkojnë një qeveri funksional edhe efektive. Kosova nuk e ka luksin të ketë vakum në qeverisje, na duhen institucione që lëvizin gjërat përpara me prioritete të qarta, e jo institucione viktimë e së kaluarës, stganimit dhe e vendnumërimit”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka thënë se është mirë që është përcaktuar dita e mbajtjes së seancës së re
“Ftoj partitë politike dhe të nominuarin për kryeministër që të marrin përgjegjësitë . Kosova dhe shoqëria kosovare është dëmtuar dhe vonuar si në rrafshin e brendshëm por edhe atë të jashtëm, shkaku i ndërrimit të shumë qeverive e kryeministrave në katër vitet e fundit”, u shpreh Thaçi.
Presidenti shtoi se Qeveria e re duhet ta ketë gati planin për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë me COVID-19.
PostAdss